Ngjarja në Zvërnec, gjykata lë pas hekurave efektivin e policisë private

Ngjarja në Zvërnec, gjykata lë pas hekurave efektivin e policisë private

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Geraldo Biba, efektiv i policisë private, i ndaluar nga policia pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Zvërnecit më 30 maj.

 

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua nën drejtimin e gjyqtarit Etien Isak, ndërsa organi i akuzës u përfaqësua nga prokurorja Julinda Gjika.

 

Gjatë seancës u paraqitën pretendimet e palëve dhe materialet hetimore të administruara deri në këtë fazë të procedimit. Prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke argumentuar nevojën e vijimit të hetimeve dhe rëndësinë e rrethanave të çështjes.

 

Pas shqyrtimit të kërkesës dhe provave të paraqitura, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Geraldo Bibës.

 

Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në Zvërnec. Organet ligjzbatuese vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive lidhur me këtë rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy