Reperi i famshëm kosovar Besnik Canollit, i njohur me nofkën 2Po2, do të ketë në grupin e tij muzikor një këngëtare të re.
Këtij labeli që njihet me emrin Authentic i është bashkuar këngëtarja Nita Lati dhe lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet Besniku. Nita Lati është emri më i ri i kësaj familjeje muzikore, krahas reperit Capital T, ka bërë me dije 2Po2 në prolin e tij në Instagram. “Përshëndetje për Nita Latin. Sot ajo është bërë pjesë e familjes tonë”, ka shkruar Besniku, duke publikuar një fotogra të këngëtares, e cila mbanë edhe logon e këtij label’i në duar.



