Hanukkah në Tiranë, Papa: Servilizëm i Ramës ndaj Sorosit

Hanukkah në Tiranë, Papa: Servilizëm i Ramës ndaj Sorosit

Gazetari Robert Papa e cilëson servilizëm ndaj Sorosit festimin e Hanukkah dy ditë më parë në Tiranë. Në një lidhje Skype, Papa tha se pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë festë, kur Shqipëria nuk ka komunitet hebre, është qesharake.

Nuk jemi antisemitë. Por unë nuk e di të ketë ndonjë komunitet hebre në Tiranë. Të ketë një rabi në Tiranë për servilizëm ndaj Sorosit është qesharake. Kjo kohë është për Krishtlindjet.

Hanukkah është për të minimizuar festën e Krishtlindjeve. Në botë janë 2.54 miliard të krishterë. Është ofendim që në këtë javë të përmendet Hanukkah. E majta e ka edhe këtë, ta spostojë Krishtlindjen.

Rama në një nga rezymetë e tij kur ka hyrë në fondacionin Soros ka shkruar se është edhe me origjinë hebreje. Shqipëria është vend laik dhe nuk mund të bësh të tilla festime, kur nuk ke komunitet hebre.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy