Këngëtarja me origjinë shqiptare është bërë femra e parë dhe e vetme që ka 4 këngë me mbi një miliard transmetime në platformën suedeze Spotify.
Një arritje e jashtëzakonshme që deri më tani nuk është arritur nga ndonjë yll tjetër të muzikës pop: as Beyonce, as Lady Gaga, as Madonna, as Katy Perry.
Këngët që kanë arritur këtë moment historik janë ‘Neë Rules’, ‘One Kiss’, ‘IDGAF’ dhe kënga nga albumi më i fundit ‘Don’t start Noë’.
Albumi i saj i fundit ‘Future Nostalgia’ ka marrë vlerësime të shumta jo vetëm nga fansat, por edhe nga kritikët e fushës.
Ndërkohë fansat e saj janë në pritje të ndonjë projekti të ri muzikor.



