Një operacion kundër prostitucionit është zhvilluar sot në Elbasan, ku janë arrestuar dy të huaja dhe një bashkëpunëtore vendase.
Sipas burimeve zyrtare, në pranga kanë rënë Z.M., 37 vjeçe, dhe N. S., të cilat dyshohet se ushtronin aktivitetin e prostitucionit në ambiente të ndryshme të qytetit.
"Gjatë hetimeve, policia ka identifikuar dhe shtetasen M.C, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se kishte rolin e organizatores dhe ndihmonte në gjetjen e klientëve dhe sigurimin e ambienteve ku zhvillohej ky aktivitet. Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në bashkëpunim me strukturat e rendit publik, pas një hetimi disa-javor. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet po vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet".



