Ruçi porosit deputetët PS:: Mos ikni jashtë shtetit, as për punë, as për qejf!

Ruçi porosit deputetët PS:: Mos ikni jashtë shtetit, as për punë, as për qejf!

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ditën e sotme është diskutuar seanca e të enjtes, e cila edhe këtë jave mësa duket do të jetë pa praninë e opzitës.

Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, ka porositur deputetet që të mos mungojnë në punimet e të enjtes për të votuar ligjet.

Po ashtu mësohet se në mbledhjen e grupit, Ruçi i ka kërkuar deputetëve që të jenë të vëmendshëm gjatë seancës parlamentare.

“Nuk duhet të mungoni në seancën parlamentare gjatë bojkotit të Partisë Demokratike. Dhe asnjë të mos lëvizë jashtë vendit, as për takime pune dhe as për çështje personale”, mësohet të ketë thënë Ruçi. 

Mungesa e opozitës në Kuvend, nëse shoqërohet edhe me mungesën e deputetëve nga mazhoranca mund të krijojë problem sa i përket kuorimit të nevojshëm prej 71 votash që mundëson miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të thjeshtë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy