Tërova: Korça është destinacioni më i preferuar, pavarësisht se s'ka det. Nuk ka asnjë dhomë të lirë (VIDEO)

Tërova: Korça është destinacioni më i preferuar, pavarësisht se s'ka det. Nuk ka asnjë dhomë të lirë (VIDEO)

Nënkryetarja e Bashkisë Korçë, Benila Tërova thotë se zhvillimi i turizmit një nga drejtimet kryesore për zhvillimin e ekonomisë lokale të Korçës.

Në një komunikim me MCN TV, Tërova deklaroi se kjo është një nga ditët kulmore të festës së birrës Korça, gjë që demonstron filozofinë e eventeve të bashkisë.

Korça sot është e gjitha e rezervuar, kështu ndodh thuajse në të gjithë fundjavat, ku vizitorët ndalen për të shijuar kulinarinë, vizituar vende të ndryshme por edhe për të parë eventet.

Korça ka fshatra me bukuri të rrallë natyrore, gastronomi, por edhe mundësi për sporte të ndryshme. Sporti i skive, kampionati i fluturimeve të lira zhvillohet në Korçë.

Së fundmi kemi filluar restaurimin e aerodromi i Lumalasit, që do të kenë qëllim fluturime sportive. Sporti ka rëndësi shumë të madhe, se filozofinë e të shijuarit e kemi.

Kemi ndërtuar një qendër multifunksionale sportive, e cila besoj se është një nga atraksionet e turistëve.

E pyetur se cilat janë disa nga sfidat e bashkisë deri në fund të vitit, Tërova deklaroi se objektivat i kanë shumë më afatgjata dhe se mbasi është hartuar strategjia për turizmin, sfida është për turizmin 2020-2030.

Jo rastësisht Korça është destinacioni më i preferuar, pavarësisht se nuk ka det. Objektivi ynë është plotësimi i turizmi, jo vetëm me turizmin e eventeve, por edhe të aventurës dhe sporteve.

Bashkia nuk është zyrë statistike për vizitorët. Janë 10 mijë vizitorë që frekuentojnë festën e birrës. Shqiptarë, emigrantë dhe çdo cep i Shqipërisë, kanë rezervuar prej ditës çdo hotel të Korçës.

Korça nuk ka asnjë dhomë të lirë sot. Është një moment kulmor i verës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy