“Po injoroni Foltoren”, Salianji: Është kujdes për të mos krijuar çarje në PD

“Po injoroni Foltoren”, Salianji: Është kujdes për të mos krijuar çarje në PD

Pyetjes nëse Basha dhe Grupi i tij në PD po injorojnë Foltoren e Sali Berishës, deputeti Ervin Salianji iu përgjigj duke thënë se nuk është injorim por kujdes për të mos krijuar çarje që mund të sjellin pasoja në kuptimin e bashkëpunimit brenda partisë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Salianji tha se sheh agresivitetin e deputetëve të PD që po marrin pjesë në Foltore me agresivitet të shtuar, ndërkohë që kanë qenë mbështetës të Bashës për vite.

“Nuk ka injorim ka një kujdes sepse Basha është kryetar i PD dhe të gjithë ata që nuk mendojnë njësoj për këtë kanë kujdes për të mos krijuar çarje apo mund të sjellin pasoja në kuptimin e bashkëpunimit. Kjo është një gjë që po ndodh por unë e shoh ndryshe. Agresiviteti i deputetëve që po marrin pjesë në Foltore kanë agresivitet të shtuar ndërkohë që kanë qenë mbështetës të Bashës për vite. Ata e kanë votuar Bashën para katër muajsh dhe tashmë ka moskoherencë totale. Kjo nuk është përplasje që ndodh për herë të parë”, tha Salianji.

Lidhur me përjashtimin e Berishës, Salianji tha: “Basha ashtu si ne mendon se Berisha është i pafajshëm dhe trashëgimia e tij për Shqipërinë është e pastër. Berisha nuk është përjashtuar, është pezulluar, deri sa të zgjidhet çështja siç ka thënë dhe Berisha”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy