Për tre orë të plota kryesia e BDI-së është mbledhur sërish në një përbërje më të zgjeruar në selinë e partisë për të vendosur nëse do të “divorcohet” nga VMRO-DPMNE-ja apo sërish do të koalicionojë me partnerin e deritanishëm.
Ndërsa Gruevski është duke pritur përgjigjen e Ahmetit, mësohet se ndër kushtet mbetet gjuha shqipe dhe Prokuroria Speciale të cilat me herët kategorikisht janë hedhur poshtë nga VMRO-ja.
Zëdhënësi i BDI-së, Osmani shprehet për Alsat M se është në vazhdim e sipër mbledhja e kryesisë qendrore me deputete edhe nënkryetarët dhe po diskutohet për parimet në përgjithësi pa kaluar në detale.
“Debati është konstruktiv, racional por akoma nuk kemi një relacion përfundimtar, kur ta kemi këtë do të mbajmë dhe një konferencë për mediat. Deri ne keto momente që po flasim jemi në fazë diskutimesh pa një relacion përfundimtar. Mbledhja do te jete e gjate dhe do të vazhdojë deri në orët e vona të natës dhe në pjesën e dytë të saj do të shqyrtohen pikat precize që do t’i kërkojmë Gruevskit – tha zëdhënsi i BDI-së, Bujar Osmani.
/ Alsat.M/



