“Shkalla e Meritës”, Rama njofton krijimin e Ministrisë së Administratës Publike

“Shkalla e Meritës”, Rama njofton krijimin e Ministrisë së Administratës Publike

Kryeministri Edi Rama njoftoi se gjatë javës së ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës publike.

 

Do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike se tanimë tema e administratës publike është një temë shumë qendrore e shtetbërjes europiane të Shqipërisë dhe është nevoja që përmes kësaj ministrie ne të zgjerojmë gamën e detyrave, gamën e punëve dhe patjetër dhe gamën e ambicieve për të ngritur më lartë shtetin europian të shqiptarëve.

 

Dhe nuk diskutohet që ministrinë e administratës publike mund ta drejtojë dhe ministrja e Punëve të Shtetit dhe Administratën Publike, Adea Pirdeni. 

 

Deklarata e kreut të qeverisë u bë teksa ishte i pranishëm në prezantimin e platformës “Shkallës së Meritës”, e cila parashikon një reformë për një administratë profesionale.

 

Në vijim kreu i qeverisë u shpreh se do të hapet një katalog aktiv digjital, ku do të shihen të gjitha nevojat që ka shteti shqiptar për profesione, nivel eksperiencash dhe nga ana tjetër, do mund të futen të dhënat e kujtdo që dëshiron që për atë pozicion dhe eksperiencë, kur diku në Shqipëri hapet një vend pune. 

 

Do të përpiqemi jo vetëm rekrutimet, por edhe karriera të mbështetet nga të dhëna të disponueshme nga shteti shqiptar, përtej raportit të individit me një epror. Të gjithë mund të futen në testime që të rrisin pikët e tyre dhe të ngjiten një kat më lartë. 

 

Ekselentët dhe ata që hyjnë për të bërë një program njohjeje dhe hedhur një hapë drejt administratës, në shumë raste mbeten jashtë sistemit dhe përballen me një pamundësi për të vazhduar dhe në rastet kur janë shumë të mirë. Dhe kjo duhet parë me kujdes, që të mos kemi një ndërprerje brutale të marrëdhënies dhe të thuhet se kjo ndodhi si rezultat i mos pasjes së mikut. 

 

Te “Shkalla e Meritës” do të kemi mbështetës inteligjencën artificiale dhe me mbështetjen e saj do të bëjmë më shumë në funksion të trasparencës dhe mbledhjes së të dhënave të proceseve. 

 

Merita është thelbi për të cilën të gjithë bashkë duhet të punojmë pa ndërprerje, pasi aty lidhet motivimi, ndjenja e përkatësisë, ndaj organizatës, institucionit, departamentit, lidhet mënyra se si disa njerëz së bashku funksionojnë në drejtim të qëllimeve të përbashkëta të institucionit apo departamentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy