Deputetët demokratë bashkë me simpatizantët e Partisë Demokratike, janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë në protestën e thirrur ditën e sotme.
Gazetarja Jonida Cakoni raportoi për edicionin e lajmeve në MCN se ashtu si dhe në dy protestat paraardhëse, mungon kryedemokrati Sali Berisha, i cili i ndjek zhvillimet nga selia blu.
Ndërkohë në orën 14.00 studentët dhe të rinjtë mblidhen para Ministrisë së Arsimit.
Protesta studentore është në ditën e 26-të të saj, por të rinjtë kanë shmangur bashkimin me PD, duke u mbledhur më vete para MAS.



