
Rënia e numrit të ndjekësve të presidentit amerikan ka çuar në Shtëpinë e Bardhë vetë drejtuesin t Twitter-it, Jack Dorsey.
Muajt e fundit, sipas disa vlerësimeve, Trump ka humbur 204 mijë (0.4%) nga 53.4 milionë ndjekësit e tij. Një rënie shqetësuese, duke pasur parasysh se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 po afrojnë.
Takimi vjen në një kohë kur Trump i ka shtuar sulmet ndaj Silicon Valley-t, duke kërcënuar me rregullore të reja Facebook, Google dhe Twitter, me bindjen se se censurojnë online zërat e konservatorëve.
Presidenti kishte hedhur edhe një akuzë të ashpër edhe disa orë përpara takimit ballë për ballë.
"Ata nuk më trajtojnë mirë si republikan. Shumë diskriminuese", shkroi ai, duke akuzuar Twitter-it për reduktimin e vazhdueshëm të përdoruesve dhe për “lojëra politike”. "Nuk është çudi që Kongresi është i interesuar", vazhdoi ai, duke argumentuar se "duhet të ketë më shumë kompani, dhe më të sakta, kur është fjala për përhapjen e fjalës!"



