Spahiu: LSI nuk duhet të jetë shtojcë qeverisëse, besnikëria jonë ka pasur kosto

Spahiu: LSI nuk duhet të jetë shtojcë qeverisëse, besnikëria jonë ka pasur kosto

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Komitetin Drejtues Kombëtar, ku u paraqitën platformat e kandidatëve që garojnë për kreun e partisë.   

Në fjalën e tij, kandidati Përparim Spahiu tha se LSI-ja i ka mundësitë për të qenë forcë e parë politike, duke mos qenë shtojcë qeverisëse. Si stretegji për rritjen e radhëve të partisë, Spahiu tha se sheh pozicionimin e partisë në krah të qytetarëve lidhur me disa prej çështjeve të aktualitetit politike në vend.    

“Nuk mund dhe nuk duhet të jemi shtojca qeverisëse e askujt. LSI-ja duhet të marrë vendin e saj dhe përfaqësohet nga kryeministri i dalë nga radhët e saj. LSI-ja rritet nëse del krah qyetarëve për çështje si arsimi, mbetjet etj”, tha ai.

Lidhur me koalicionin e majtë, pjesë e të cilit është LSI-ja, deputeti Spahiu tha se besnikëria ka pasur kosto. “Në marrëveshjet me koalicionin kemi treguar besnikëri të pashembullt, por edhe me kosto të pashembullt”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me marrëveshjen me votuesit, Spahiu tha se SLI-ja i ka mundësitë për t’u bërë forcë e parë. “Duhet të vendosim kushte të reja brenda qeverisë dhe qeverisjes. Prandaj vendosa të koandidoj përballë liderit historik. LSI-ja nuk duhet të jetë shtojcë e askujt, është parti që e ka besimin e qytetarëve. Si alternativa më e mirë, i ka të gjithë mundësitë për të qenë forcë e parë”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy