Judah: Trampi është si Shesheli, me të Serbia nuk do ta marrë Kosovën

Judah: Trampi është si Shesheli, me të Serbia nuk do ta marrë Kosovën

Eksperti britanik Tim Judah ka thënë se zgjedhja e Trumpit president të SHBA-së nuk do ta kthejë Kosovën në Serbi dhe ka shtuar se megjithatë kjo zgjedhje është e keqe si për SHBA-në ashtu dhe për botën tjetër, transmeton Koha.net.

Judah Trumpin e ka krahasuar me liderin radikalëve serbë Vojislav Sheshelin.

"E kam shumë të qartë se zgjedhja e Trumpit është e keqe si për SHBA-në ashtu dhe për pjesën tjetër të botës. Po ta krahasoja këtë me Ballkanin: Votuesit për Brexit, ashtu si i shoh unë, janë ata që në vitet e 90-ta e kanë përkrahur Sheshelin prandaj dhe nuk habitem pse ai e përkrah Trumpin, i ka thënë gazetës “Blic” të Beogradit Tim Judah.

Të dy, thotë ai, përfaqësojnë një lloj nacionalizmi destruktiv.

"Shesheli ka dashur që Serbinë ta bëjë të madhe (në dy kuptimet e interpretimit të kësaj fjale) e këtë e do edhe Trump, por jo territorialisht. Për ithtarët e Trumpit, meksikanët, latinoamerikanët dhe myslimanët janë si ustashët, xhihadistët, të cilët Trump do t’i deportonte në kuptimin e spastrimit të 11 milionë meksikanëve ose nga 15 mijë sish brenda ditës",ka thënë Judah.

Sa i përket Ballkanit, Judah ka thënë se Trump mezi e di se ku edhe gjendet.

"Edhe nëse e di, e di sepse i ka treguar bashkëshortja. Por, megjithatë mendoj se me Clintonin do të kishte më pak befasi sesa me Trumpin i cili do të sjellë kaos politik e ekonom. Zgjedhja e tij që nuk është e mirë për botën, nuk është e mirë as për Serbi. Serbët nuk do të jenë më të lirë ose më të pasur dhe nuk do ta marrin Kosovën kur Trump të bëhet kryetar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy