Situatë alarmante nga zjarri në Delvinë, urdhërohet largimi i pacientëve dhe stafit të spitalit (VIDEO)

Situatë alarmante nga zjarri në Delvinë, urdhërohet largimi i pacientëve dhe stafit të spitalit (VIDEO)

Situata e zjarrit në Delvinë paraqitet alarmante, pasi mbrëmjen e sotme flakët i janë afruar spitalit të qytetit dhe gjendja cilësohet si kritike nga autoritetet.

Për të shmangur ngjarje tragjike, është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit në spital, që të mos shkaktojnë shpërthime dhe viktima.

Largimi i tyre po bëhet nga punonjësit dhe stafi. Gjithashtu mësohet se i gjithë stafi i spitalit është në gatishmëri dhe në perimetër sigurie përreth godinës.

Pak më parë është dhënë urdhri edhe për boshatisjen e spitalit nga pacientët dhe stafi, për arsye sigurie.

Ne ambjente e Pallatit të Kulturës në Delvinë, janë transferuar përkohësisht, për shkak të flakëve masive, banorë dhe pacientë që ndodheshin në spitalin e qytetit. Brenda Pallatit të Kulturës po transportohen edhe disa prej aparaturave mjekësore të spitalit të Delvinës, përfshirë dhe bombolat e oksigjenit.

Pamjet në videon më poshtë tregojnë situatën apokaliptike ku Delvina shihet e gjitha e rrethuar nga flakët, pavarësisht përpjekjeve për vendosjen e zjarrit nën kontroll, të cilat deri më tani kanë qenë pa rezultat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy