Soko: Dyshime se skema e Portit të Durrësit do përsëritet në Zvërnec. Njerëzit nuk dalin në shesh për projektin (VIDEO)

Soko: Dyshime se skema e Portit të Durrësit do përsëritet në Zvërnec. Njerëzit nuk dalin në shesh për projektin (VIDEO)

Analisti Pano Soko tha në studion e MCN Live se njerëzit në shesh nuk dalin për projektin e Zvërnecit, por për sistemin që ka ngritur Rama. 

 

Sipas Sokos, skema e Portit të Durrësit do të përsëritet dhe në Zvërnec.

 

Njerëzit në shesh nuk dalin për Zvërnecin. Rama është shumë i interesuar që ta zvogëlojë protestën tek Zvërneci. Ta mbajë aty. 

 

Aty peshojnë vetëm të tjerat. Zvërneci ka një peshë për një pjesë të njerëzve aty që vlerësojnë natyrën, I kuptoj, qëndroj diku më larg tyre. 

 

Dyshimet e mia i kam që Porti i Durrësit është ai që përsëritet tek Zvërneci. Se janë të njëjtët aktorë që qëndrojnë pas. Tek Porti I Durrësit na thanë Alabari. Ishte I njëjti skenar. Tha Rama është kompania Amar, na tha 3 miliardë euro. Filloi që tek kontrata. 

 

Tek Zvërneci kemi dy vëllezërit nga Katari. Ivanka Trump që po mundohet ta fusë Rama nuk është pjesë e Zvërnecit. Kur sheh emrat që qëndrojnë poshtë, janë të njëjtët e Portit ë Durrësit. E pamë historinë. Janë bërë dy pallate, tre janë zhytur në rërë. 

 

Turma e ka me modelin e Ramës, sistemin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy