Tetë studentët që qëlluan me vezë në drejtim të kryeministrit Rama në nëntor të vitit 2015, kanë reaguar pas shpalljes fajtorë nga gjykata.
Pasi u dënuan me 2 muaj burg, dënim që do të konvertohet në orë pune në komunitet, të rinjtë e kanë cilësuar si politik vendimin e Gjykatës së Tiranës.
“E vetmja pendesë që kemi është se nuk e qëlluam në shenjë. Gjyqi ndaj nesh është hakmarrje politike”, thanë ata.



