
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, pasi drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt.
Blutë e Korçës kanë arrestuar Besar Shabanllarin, banues në fshatin Mesmal-Maliq.
"Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën Maliq-Lozhan, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë Rrugore, kanë ushtruar ndaj dokumentacionit të mjetit tip kamion me targa AA587OG, të cilin shtetasi i mësipërm drejtonte, u konstatua se ky i fundit nuk dispononte leje drejtimi për këtë mjet" thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.



