Takimi i dy qeverive në Kosovë/ Rama: Në 110-vjetorin e Pavarësisë, mbledhje të përbashkët të Kuvendeve (VIDEO)

Takimi i dy qeverive në Kosovë/ Rama: Në 110-vjetorin e Pavarësisë, mbledhje të përbashkët të Kuvendeve (VIDEO)

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama e vuri theksin te ekonomia, dhe rritja e volumit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve që tani kanë arritur në 433 milionë euro.

Rama tha se në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në nëntor do të dëshironte të kishte një Kuvend të përbashkët mes dy vendeve.

Është një kënaqësi e veçantë, edhe pakkush e beson kur e them, që kur takohemi kemi sinergji të plotë edhe qeshim jo pak. Dua të them disa shifra që besoj janë domethënëse. Kur kemi nisur punën më nga afër dhe me intensivisht me qeveritë e Kosovës kemi pasur një volum shkëmbimesh tregtare 160 milionë euro, tani kemi arritur në 433 milionë euro. E dyta që dua të sjell në vëmendje është që sot në Shqipëri rezultojnë të regjistruara 1225 subjekte biznesi nga Kosova. E fundit që dua të sjell në vëmendje është fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike ka qenë 16 milionshi i 2018-ës, ndërkohë që jemi në 41 në vitin 2021, një indikator jashtëzakonisht i rëndësishëm. Dua t’u kujtoj ministrave të Brendshëm të pranishëm që kemi një protokoll të nënshkruar në prill të 2019-ës për kalimin praktik të kufirit. Besoj që kryeministri është dakord me mua që në këtë sezon është e pajustifikueshme të kemi probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet dhe radha të pafundme për shkak të kontrolleve një për një të makinave që vijnë drejt Shqipërisë. Projekti i Portit të Durrësit shtrihet nga Durrësi në Prishtinë, nga porti pritës në Durrës deri te porti i thatë në Prishtinë. Kemi filluar punën edhe për projektin e hekurudhës. Tjetra është angazhimi mes dy akademive për Enciklopedinë shqiptare. Ka përfunduar faza e parë e grupit të punës për Abetaren e Unifikuar, kemi fituesin. Në fund do t’u propozoja, duke qenë se jemi në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, të kemi në nëntor të parin Kuvend të përbashkët, me dy Parlamentet të mbledhur në një dhomë të përbashkët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy