Izoloi gruan, nënën dhe fëmijën e mitur, gjykata cakton 20 ditë burg për Jetnor Zhabolin (VIDEO)

Izoloi gruan, nënën dhe fëmijën e mitur, gjykata cakton 20 ditë burg për Jetnor Zhabolin (VIDEO)

Gjykata e Tiranës ka caktuar burg me afat 20 ditor për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, i cili mbante të mbyllur prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijën e mitur, brenda banesës së tyre.

Prokuroria ndryshoi qëndrim ku fillimisht kërkoi ‘arrest në burg teksa’, ndërsa më pas kërkoi 30 ditë.

Avokatët kërkuan shtrim të përkohshëm në psikiatri deri sa të bëhet ekspertiza psikoligjore.

Vetë Zhaboli foli shkurtimisht në gjykatë ku tha se e bëri një veprim të tillë “për t'u kujdesur për anëtarët e familjes pasi kisha frikë për ta”.

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live thotë se 35-vjeçari ka refuzuar të përdorë medikamente.

Bashkëshortja në gjykatë ka kërkuar ndihmë nga shteti që t’i ndihmojë në mënyrë që 35-vjeçari  të kurohet.

MCN e ka parë dosjen. Kamerat ishin në çdo cep të shtëpisë, në dhomë, në tualet.

Ai i hiqte dritat dhe i mbante deri diku në një regjim 41-BIS. Rrezikon 12 vite burg”, tha Rusta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy