Një burrë sulmoi me thikë disa persona, duke vrarë një dhe duke plagosur dy të tjerë para se të qëllohej nga policia. Sipas disa raporteve, sulmuesi kishte veshur djellaba, një veshje tradicionale të Afrikës së Veriut dhe sulmoi me thikë, duke klithur “Allahu Akbar” afër Parisit.
Sipas asaj që është rikonstruktuar nga shtypi vendas, sulmuesi, një njeri i bardhë me mjekër arriti të godiste tre persona dhe u përpoq të shpëtonte në një qendër tregtare aty pranë, por u qëllua nga agjentët e skuadrës së antikrimit të qytetit të afërt Hay-les-Roses.
I plagosuri më rëndë, një burrë në të 50-tat, kaloi në arrest kardiopulmonar dhe vdiq menjëherë, pavarësisht kujdesit të ofruar nga punonjësit e shëndetit dhe zjarrfikëset.



