
Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do t’i bënte marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me Bashkimin Evropian, shumë më problematike dhe kjo do të kishte pasoja serioze për vendin.
Kështu është shprehur analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer. Në një intevistë për “Zërin”, ai është shprehur se liderët kosovarë po sillen sikur të jenë të kërcënuar nga Gjykata.
Shfuqizimi i Gjykatës Speciale pritet të diskutohet në senacën e parë të Parlamentit të Kosovës për këtë vit. Pas dy dështimeve në seancat e fundvitit, Serwer shpreson që edhe në seancën e janarit të ndodhë e njëjta gjë.
Analisti amerikan ka folur edhe për mosratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Ai e ka cilësuar këtë veprim si politikisht të pamatur, pasi Kosova ka nevojë për liberalizimin e vizave me BE-në.



