Mbyllja e Tik-Tok/ Basha: Nuk e shoh zgjidhje, nëse ndryshohet VPN qytetarët mund të përdorin përsëri (VIDEO)

Mbyllja e Tik-Tok/ Basha: Nuk e shoh zgjidhje, nëse ndryshohet VPN qytetarët mund të përdorin përsëri (VIDEO)

Qeveria shqiptare vendosi që të mbyllë aplikacionin Tik-Tok duke nisur nga janari e përgjatë një viti për shkak se rrjeti në fjalë ushqen dhunën mes adoleshentëve.

Në lidhje me këtë eksperti i IT Maris Basha për MCN Informacion u shpreh se nuk e sheh si një zgjidhje mbylljen e këtij aplikacioni.

Ai tha se nëse ndryshohet VPN qytetarët mund të përdorin përsëri Tik-Tok, ndërsa shtoi se ka me qindra dhe mijëra shqiptarë që e përdorin atë.

Sipas tij mbyllja e Tik-Tok mund të ketë një ndikim negativ kryesisht për ata që e përdorin për biznes.

Drupal Ad

Besoj se nuk është zgjidhje të mbyllet tiktok, nuk besoj se do këtë efekt të matshëm në uljen e kriminalitetit apo përmbajtjeve jo të hijshme në internet. Nuk e di pse po ndodh sepse në teori tiktok është i detyrueshëm të zbatojë ligjet mbi përmbajtjet e çdo shteti ku funksionon, më e rëndësishme është të ketë një kuadër ligjor që ndalon disa sjellje në internet dhe duke bashkëpunuar me platformat që ky ligj të jetë aktiv dhe këto përmbajtje të mos lejohen.

Nuk ka të bëjë me ku e ke blerë telefonin, ata mund të bllokojnë aksesin e IP ku tik-tok merr dhe çon të dhënat që është e shmangshme përmes një VPN siç ka ndodhur në disa shtete të tjera, por nëse dikush do realisht ta aksesojë nuk besoj se do arrijnë ta ndalojnë dhe pse ai person po shkel ligjin.

Pastaj ajo që mund të bëjnë tjetër është që mund të mos jetë në apstory, apo playstore, mund të ndryshojë shtetin ku është regjistruar. Duhet një kuadër ligjor që ndalon disa tipologji përmbajtje që nuk janë etike në internet, duhet që autoritetet shtetërore, AMA për shembull të bashkëpunojë me tik-tok, dhe të detyrojë tik-tok të heqë këto përmbajtje të paligjshme nga përmbajtja e tyre.

Nuk jam në dijeni të shifrave të tik-tok, duhet të jenë qindra mijëra normalisht dhe besoj se njerëzit që kishin tik-tok si mjetin e tyre të reklamimit për punën e tyre do kenë një rënie në biznesin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy