Gjyshi i dy fëmijëve të vrarë në Korçë: Time bije ia kam mbyllur derën, nuk dua ta shoh më

Gjyshi i dy fëmijëve të vrarë në Korçë: Time bije ia kam mbyllur derën, nuk dua ta shoh më

Babai i Maresla Toshit, nënës së dy fëmijëve që u vranë në Korçë nga i ati, nuk ia fal së bijës atë që u ndodhi fëmijëve të vegjël. Astrit Behari thotë se e ka bërë hasha të bijën.

65-­vjeçari nga fshati Kraps i Fierit tha dje se nuk do ta shikojë me sy sa të ketë jetë.

“Jam tmerruar kur kam dëgjuar që nipërit s’jetonin më se ishin mbytur. Le të merrnin rrugët vajza dhe dhëndri, por me ata të pafajshëm ç’patën? Të dy bënë krim, Zoti mos ua faltë atë që kanë bërë. Ata vetëm grindje kishin me njëri­-tjetrin. Na e kishin nxirë jetën. Ajo ishte e martuar edhe një herë më parë dhe kishte djalin e madh”­, thotë i ati.

Më tej, ai shton se ajo u nda nga ai, sepse edhe me atë grindej. “Ajo nuk është e pafaj sepse nuk pyeste për asgjë, as për burrin. Le të mos martohej kur donte të ishte e lirë, Ia kam thënë, por s’dëgjonte. U kërkova krushqisë të më hapnin derën e shtëpisë sepse doja të shkoja dhe t’i përcillja nipërit e mi. Ua thashë edhe atyre, nëse deri dje ajo ishte vajza ime, sot e kam bërë hasha. Nuk dua ta shikoj më me sy”­ thotë ai.

Sipas babait, dera e tij u mbyll për të. “Ajo shkatërroi çdo gjë, mori në qafë dy fëmijë. Ime bijë të bëjë ç’të dojë, kjo derë iu mbyll, por edhe unë s’ia hap më!”, është shprehur dje në ceremoni babai i 24­ vjeçares, raporton “Panorama”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy