Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se sigurimi i banesave duhet të jetë i detyrueshëm.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Lazimi tha se duhet një projektligj që të diskutohet gjërësisht, por të mendohet ndërtimi i një sistemi hibrid ku një pjesë të mirë të parave e jep shteti dhe një pjesë qytetarët nëpërmjet kompanive private.
Sipas ekspertit do duhet të krijojmë një fond kontigjence që të përdoret së pari për tërmetet.
Besoj se po. Tërmetet janë të paparashikueshme, nuk ndodhin shpesh, por nëse ndodhin ka pasoja katastrofale. Kanë kosto të mëdha. Kemi detyrim sigurimin e makinës, për mendimin tim do shprehesha që nëse sigurimi i makinës është i detyrueshëm s’ka pse të mos jetë banesa. E para është kostoja, sa do të jetë?
Përmbytjet nuk mund t’i klasifikojmë fatkeqësi se ndodhin 3 vite dhe janë ngjarje të parashikueshme dhe ka nevojë për investime. Tërmeti kërkon klasifikim ndryshe. Dëmet janë të mëdha. Instrumenti kryesor që mendohet është buxheti i shtetit. Është më e mirë që çdo qytetar të paguajë një kosto që duhet të shihet nëse është 0.05% apo 0.01% e vlerës së banesës. Është më mirë të paguhet 50 ose 100 euro sesa të ndodhemi para faktit të një fatkeqësie. Projekti do diskutime të gjera. Qeveria duhet të jetë pjesë.
Duhet të kemi një projektligj, që nuk e di nëse ka. BB me FMN duhet të ketë rol të rëndësishëm, pasi ne jemi të papërgatitur për evente të tilla. Do na duhet të krijojmë fond kontigjence ku së pari të përdoret për tërmetet. Fondi kontigjencë do ishte alokimi i këtyre primeve të sigurimeve. Mund të kemi 1 milionë godina. Nëse llogarisim që këto kanë një kosto primi 100 euro, bëhen 100 milionë euro në vit. Më mirë të bëjmë një rishikim total të primeve të sigurimit.
Është i rëndësishëm të futet mekanizmi i tregut, mbase duhet të mendojmë një mekanizëm hibrid. Përveç fondit shtetëror që është i detyrueshëm, mund të kemi një fond shtesë ku kompanitë private që kenë detyrimin të mbulojë një pjesë të tyre. Duhet një mekanizëm i ndërmjetëm dhe fondi të mos preket për asnjë arsye.
Më tej Lazimi tha se në Shqipëri nuk ka një skanim të ndërtimeve të vjetra dhe qytetarët nuk kanë një raport se çfarë goditje sizmike mund të përballojë ndërtesa ku ata jetojnë.
Ne nuk kemi bërë një skanim të ndërtime të vjetra. Duhej një raport, ta kishte çdo qytetar se çfarë mase, çfarë goditje sizmike mund të përballojë banesa ku ata jetojnë.



