Frikë dhe panik në sheshin “Carlo”, në Torino. Një shpërthim në përfundim të ndëshjes së futbollit që po ndiqej nëpërmjet ekraneve të mëdha nga mijëra njerëz të mbledhur në shesh ka bërë që të plagosen rreth 1 000 të pranishëm, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Gjithçka ka nisur me shpërthimin e një fishekzjarri të madh, që është pasur me rënien e ndarjes anësore të një parking. Dy zhurmat e forta kanë krijuar panik te njerëzit dhe i gjithë sheshi është përfshirë nga kaosi.



