Agjentët e BKH në pallatin e Veliajt/ Rusta: Dy orë kontrolle në banesën e një subjekti që ka qenë në SPAK (VIDEO)

Agjentët e BKH në pallatin e Veliajt/ Rusta: Dy orë kontrolle në banesën e një subjekti që ka qenë në SPAK (VIDEO)

Agjentët e BKH kanë kryer dje për afro 2 orë kontrolle në zonën “Kodra e Diellit”, në pallatin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gazetari Arsen Rusta bën me dije se janë kryer kontrolle të imtësishme në banesën e një subjekti që ka qenë në SPAK, dhe mësohet se provat i shërbejnë procedimit të nisur për Veliajn. 

Aktualisht nuk bëhet me dije emri i personit ndaj të cilit janë kryer kontrolle. 

Dita e djeshme ka qenë e rëndësishme për SPAK-un. Teksa bënte raportimin në KLP, Altin Dumani, nga ana tjetër kishte lënë në detyrë Olsi Dado që me oficerët e hetimit financiar, dhe oficerët e BKH-së ka bindur gjykatën për një mandat kontrolli. 

Mcn Live ka mundur të mësojë se pasditen e djeshme për afro 120 minuta në lagjen e njohur si ‘Kodra e Diellit’ të njëjtin pallat me Veliajn janë ushtruar kontrolle të imtësisshme në kërkim të provave. 

Bëhet fjalë për të njëjtin procedim ku është bashkiaku, por s’është kontrolluar në banesën e tij, por e një tjetër subjekti që pak javë më parë ka qenë në SPAK. Bëhet fjalë për prova që i shërbejnë procedimit penal të hapur ndaj Veliajt dhe personave të tjerë”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy