
Një oficer i rangut të lartë i ngarkuar me Trupat e Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë (RKhBZ) është vrarë në një shpërthim në Moskë.

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në studion e Zonë e Lirë në MCN Tv se Ukraina ndodhet në gjendje të vështirë në front dhe se ky atentat është një strategji për të tërhequr vëmendjen.
Shërimi sekret ukrainas nuk është hera e parë që bën atentate të tilla. Në kushtet që Ukraina po vuan në front dhe Rusia ka rrethuar Pokrovskin, ukrainasit kanë ndryshuar strategji dhe po përdorin akte të ashtuquajtura ‘luftë guerile’ brenda rajonit duke krijuar panik duke vrarë zyrtarë të lartë dhe të hiqet vëmendja nga fronti.



