Tomorri: 110 mijë persona mbetën jashtë paketave financiare të qeverisë (VIDEO)

Tomorri: 110 mijë persona mbetën jashtë paketave financiare të qeverisë (VIDEO)

Rreth 110 mijë persona nuk kanë arritur të përfitojnë nga ndihma financiare e qeverisë në situatën e krijuar nga pandemia. Në një lidhje live me studion e lajmeve në TvT, gazetari Klodian Tomorri tha se ka një hendek të madh mes premtimit të qeverisë për asistencë financiare dhe realizimit të saj në praktikë.

Qeveria deri tani ka trajtuar 110 mijë vetë më pak nga sa kishte premtuar kur shpalli paketën financiare për përballimin e pandemisë. U tha që do të marrin pagesën 40 mijë lekë rreth 173 mijë punonjës, ndërkohë që e kanë marrë vetëm 75 mijë. Ndërsa për pagën e luftës u tha se do të trajtoheshin të paktën 60 mijë të punësuar në biznesin e vogël, por e kanë përfituar këtë pagë 51 mijë veta, pra 9 mijë më pak. Në total janë rreth 110 mijë punonjës që nuk kanë përfituar ng ajo që premtoi qeveria kur shpalli paketën. Për fondin që i përket paketës së dytë, është përdorur vetëm 30-40%. Nuk dihet nëse kjo është politikë e qeverisë për të kursyer para, pra bëhen premtime të mëdha por nga premtimi te realizimi ka një hendek të madh, apo vërtet nuk ka pasur aplikime.  Është pak e çuditshme që bizneset nuk kanë aplikuar”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy