Alarmi nga SHBA/ Lala: Shqipëria nuk ka rrezik potencial, por mund të jenë të rrezikuar muxhahedinët në kampin e Manzës

Alarmi nga SHBA/ Lala: Shqipëria nuk ka rrezik potencial, por mund të jenë të rrezikuar muxhahedinët në kampin e Manzës

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të paekspozuarit”, komentoi paralajmërimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë për qytetarët amerikanë lidhur me rrezikun e mundshëm të sulmeve iraniane.

 

 Ajo vlerësoi se Shqipëria nuk paraqet rrezik potencial për qytetarët, por theksoi se grupet e muxhahedinët në kampin e Manzës mund të jenë të ekspozuar ndaj kërcënimeve specifike.

 

Për shkak të ngjarjeve të mëparshme dhe hetimeve që kanë përfshirë disa individë të arrestuar apo të akuzuar për aktivitet terrorist, mund të ketë rrezik të drejtuar ndaj kampit Ashraf, ku jetojnë rreth 3,000 persona. 

Nuk shoh ndonjë kërcënim të gjerë për vendin, përveç rreziqeve të mundshme për këtë grup specifik.

Gjithashtu përmendim mundësinë e sulmeve kibernetike si një kërcënim i mundshëm, duke theksuar nevojën për vëmendje ndaj sigurisë së informacionit.

Nga kampi i Manzës, muxhahedinët synojnë rrjetet dhe sistemet e Iranit. Hakerat iranianë, por unë mendoj se një pjesë këtu bëhen edhe brenda vendit, por kanë synuar sistemet qeveritare.

Ka patur masa të shtuara pranë ambasadave të SHBA dhe Izraelit. Shtim të masave dhe kontrolleve në pikat kufitare. Ka patur prezencë të policisë në vende të populluara. Këto janë masat që ka marrë qeveria. Probabiliteti më i lartë që të sulmohet anëtarët e kampit, janë përmes infiltrimit të elementëve të caktuar dhe anti terrori ka eksponentë që i monitoron, jo vetëm sot por prej kohësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy