
Autoritetet kolumbiane kanë kapur 130 bretkosa helmuese në aeroportin e Bogotas të fshehura në kontejnerë filmash dhe kanë arrestuar një grua braziliane e cila po i transportonte.
Gruaja po udhëtonte për në Sao Paulo, me një ndalesë në Panama dhe në doganë deklaroi se bretkosat arlekin (Oophaga histrionica) i ishin dhënë nga një komunitet lokal, raportoi Sekretarja e Mjedisit e kryeqytetit, Adriana Soto.
Bretkosat Harlequin janë helmuese, janë më pak se pesë centimetra dhe jetojnë në pyje të lagështa përgjatë bregut të Paqësorit midis Ekuadorit dhe Kolumbisë, si dhe në vende të tjera të Amerikës Qendrore dhe Jugore.
“Kjo specie e rrezikuar është e kërkuar në tregjet ndërkombëtare”, tha shefi i policisë së Bogotës, Juan Carlos Arevalo, duke shpjeguar se koleksionistët privatë mund të paguajnë deri në 1000 dollarë për secilën prej tyre.



