Betohen te Presidenti ministrat e rinj Mete e Ibrahimaj  

Betohen te Presidenti ministrat e rinj Mete e Ibrahimaj  

 Është zhvilluar ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave.

Përpara Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, u betuan pas leximit të formulës së betimit ministra të rinj të qeverisë Rama: Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe Delina Ibrahimaj, Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Paraditen e sotme, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi dekretet e dërguara nga Presidenti i Republikës së vendit Bajram Begaj, sa i takon emërimeve të reja.

Ervin Mete u emërua ministër në këtë pozicion me 74 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim.

Ibrahimaj tashmë u emërua si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen me 73 vota pro.

Të hënën ndërkaq u votuan dekretet për ministrat e tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy