Një 32-vjeçar me iniciale A.N ka goditur me thikë një grua të moshuar në fshatin Zhupan në Fier. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09: 20.
70-vjeçarja e cila mbeti e plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
32- vjeçari është shoqëruar në polici.

Rreth orës 09:20, në fshatin Zhupan, Fier, shtetasi A. N., 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen F. N., rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin A. N., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.



