Roshi: Meta ka autoritet absolut, nuk ishte garë. Me Primaret, Berisha vlerëson votën (VIDEO)

Roshi: Meta ka autoritet absolut, nuk ishte garë. Me Primaret, Berisha vlerëson votën (VIDEO)

Meta ka autoritet absolut, zgjedhjet e fundit ishin për të plotësuar vendin e këshillit kombëtar jo garim. Nuk ishte për përcaktimin e kryetarit të partisë.

Kështu deklaroi ish-deputeti Artur Roshi nga studio e MCN Live, duke thënë se me që Meta dhe Berisha kanë bërë sjellje të përafërta pro Ramës, nuk mund ti justifikoj ata.

Berisha si qenie politike ka një lloj impostimi. Berisha ishte komunist liberal, erdhi në ekonominë e tregut, donte ta zhvillonte, kur perëndimorët ia thanë e bëri pjesë të vetes, e predikonte dhe zhvilloi deri diku një ekonomi tregu, gjë që nuk e shohim te Rama, shohim kokëfortësinë.

Këtu duhet të mësosh gabime nga të tjerët, s’duhet te presësh. Ky njeri ikën vetëm nga Berisha dhe Meta nga askush tjetër.

Sa i takon primareve të Partisë Demokratike, Roshi tha se stimulohet një garë, ndërkohë që Berisha është i painteresuar vetë, në raport me votën brenda atij formacioni.

Edhe nëse do ishte në garë vetë, nuk ka as interes as edhe sekondar, për garuesit në bashki. Le të fitojë kush të dojë, kush të jetë i zoti, ka një lloj besimi që gara të jetë e lirë, se nuk ka asnjë interes.

Për vendimin e gjykatës në 3 nëntor, them se politikisht nuk mund të ketë një lloj dëmtimi periferik, edhe nëse është kundër PD të drejtuar nga zoti Berisha sepse vendimet që merren nga gjykatat janë artificiale dhe nuk kanë thelb politik, thjesht ndjek procedurën.

Politika është ajo që i përmbahet frymës që krijon. Një lider politik merr vendime si Berisha. Ai mundohet të negociojë dhe të marrë çdo votë përballë qeverisë.

Berisha tregon se vlerëson votën se më para ka treguar se vlerëson fuqinë e individëve. Këtu tregon se Berisha është njeri që ndryshon.

Besoj se ka një mirorganizim të opozitës që nuk është parë ndonjëherë dhe një lloj gjendje agresive se situata është e padurueshme dhe duhet të ndryshojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy