
Gjykata e Apelit të Romës ka vendosur që 42 emigrantët që kanë ardhur në Shqipëri të qëndrojnë në kampin e Gjadrit, ndërkohë për një tjetër ende nuk kanë marrë një vendim.
Në këtë mënyrë, kjo gjykatë i jep të drejtë qeverisë italiane për të sjellë emigrantë në Shqipëri në bazë të marrëveshjes Rama-Meloni.
Të martën në Shqipëri, me anijen Cassiopea, erdhën 49 emigrantë, por 6 u kthyen sërish në Itali.
Cassiopea është anija e tretë që ka ardhur në vendin tonë për të sjellë emigrantë, ndërkohë që emigrantët që erdhën me anijen Libra u kthyen në Itali pas vendimeve të gjykatave.



