Mbrëmjen e djeshme Roma triumfoi kundër Feyenoord në “Air Albania” dhe kjo gjë i ka lumturuar pafund tifozët italianë, e sidomos ata që erdhën ta shihnin ndeshjen në Tiranë. Gazetari i MCN Tv, Besmir Pula i pranishëm në aeroportin e Rinasit ka marrë disa nga përshtypjet e këtyre tifozëve të cilët po largohen drejt vendit të tyre..
Një shqiptar, tifoz i Romës u shpreh se ishte i lumtur për fitoren dhe se kishte mbetur shumë i kënaqur nga mbarëvajtja e ndeshjes, fitorja dhe organizimi.
Jemi shumë të kënaqur nga ndeshja dhe evenimenti qe u zhvillua, shpresojmë që evenimente të tjera të ketë në të ardhmen. Kemi gjitha ato vite, gati 20 vite, jetojmë atje u kthyem për të parë ndeshjen, organizimi ishte i shkëlqyer.
Ndërkohë një tifoz italian tha se ishte hera e parë që vinte në Shqipëri dhe se gjithçka shndërrinte.
Ishte hera e parë që vij në Shqipëri, shoh gjithçka që shndërrin, solare. Në Shqipëri nuk pamë asgjë, por do të kemi mundësi të vijmë herë tjerë dhe të vizitojmë vendet.
Një tjetër tifoz i Romës u shpreh se ishte shumë i lumtur për fitoren dhe se Tirana ishte një vend plot gjallëri, me rini dhe lokale të bukura e moderne.
Jemi shumë të lumtur, u mikpritëm, dhe ndeshja shkoi si duhet të shkonte dhe po kthehemi të lumtur në Roma. Qendra është shumë e bukur, ka rini, ka gjallëri, ka lokale, Tirana është qytet modern.
Unë e di që ndodhi dicka në 24, por unë nuk isha i pranishëm këtu, erdha në 25 dhe po kthehem me 26.
Rezultati është i shkëlqyeshëm, ndeshja ishte e fortë, fituam. Më ka pëlqyer shumë, do të vij me kënaqësi si turist, pashë shumë të rinj, lokale, qytet i gjalllë, do të më pëlqente të rikthehesha.
Më pëlqeu shumë fitorja. E shpresonin fitoren, këtë vit duhet të shkonte kështu. Nuk pashë incidente, di që kishte, por fatmirësisht jo shumë dhe nuk arritën të prishnin festën.



