Deputetët e Rithemelimit kanë hyrë brenda Kryesisë së Kuvendit nga dritarja, pasi u penguin nga Garda për të hyrë përmes derës.
Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja ishin disa nga ligjvënësit që hynë brenda ambienteve përmes dritares, duke përdorur karriget.
Berisha tha se ky është vetëm fillim, ndërsa e paralajmëroi Ramën se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni i saj.
Ata që janë aty janë të gjithë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, deputetë me imunitet. Kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti, deputetët nuk janë ndaluar të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar. Frika dhe tmerri i Edi Ramës, bënë që ai të urdhërojë Lindën e tij në aktet më të turpshme, më antiligjore. Kjo sallë këtu është salla e mbledhjeve të grupit parlamentar të PD.
Edi Rama ka frikë, ka tmerr nga mbledhja e grupit parlamentar të PD. Shikoni deri ku arrin verbëria e tyre politike. Pra, sipas tij, ata që i përjashton ai nga aktiviteti parlamentar, nuk mund të marrin pjesë në mbledhjen e grupit të tyre parlamentar. As Lukashenko, as Putini nuk mund të japin dhe nuk kanë dhënë ndonjëherë një urdhër të tillë. Kjo është fytyra e Edi Ramës, ky është morali i Edi Ramës.
(10:30) Tensione në Kryesinë e Kuvendit/ Garda nuk lejon të hyjnë deputetët e Rithemelimit
Në Kryesinë e Kuvendit ka tensione pasi 8 deputetët e Rithemelimit që janë përjashtuar nga Kuvendi, nuk po lejohen nga Garda që të hyjnë në Kuvend.
Mes deputetëve që nuk lejohen të futen në Kuvend janë Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka dhe Edi Paloka.
Deputetët po u bëjnë thirrje punonjësve të Gardës që t’u hapin derën deputetëve të pa përjashtuar pasi kanë mbledhje të komisioneve.
Komisioni i Ekonomisë nisi në orën 10:00 mbledhjen online duke vijuar diskutimin përmes platformës Zoom.



