Çipa: Në Shqipëri ka rritje çmimesh pa bazë logjike dhe ekonomike! Kjo ul prurjen e turistëve

Çipa: Në Shqipëri ka rritje çmimesh pa bazë logjike dhe ekonomike! Kjo ul prurjen e turistëve

Kryetari i shoqatës së operatorëve në Sarandë Arben Çipa duke folur në “Mcn Economy” për turizmin tha se në vendin tonë ka shpesh herë rritje çmimesh deri në 15 për qind, që janë pa bazë logjike dhe ekonomike. Ai thekson se sjellje të tilla nuk ndihmojnë në jetëgjatësinë e turizmit. Po ashtu Çipa vuri në dukje se për të pasur plazhe publike, nuk mjafton vetëm që plazhi, por duhen shtuar shërbimet. 

Muaj prill ishte muaj premtues, por muaji maj s’rezultoi si muaji prill, qershori vazhdoi me ritmin e majit, dhe në 20 qershor ndryshoi ritmi i prurjes së turistëve. Kemi dy probleme, numri i rënë dhe konsumatori ka ndryshuar. Me Shëngjinin kemi një rritje të numrit të turistëve shqiptarë, dhe turistë të huaj që janë bërë qytetarë të Shëngjinit. Ka një rritje të blerjes së apartamenteve. 

Në Durrës hotelet janë të mirëorganizuara dhe numri është i konsiderueshëm i mirë sa i përket prurjeve. Apartamentet na rezultojnë të mos jenë në funksionim të mirë si vitin e kaluar. Vlora është situatë të mirë. Është në një situatë normale, por jo shumë premtuese, duke krahasuar me atë që presim të jemi. Saranda ka një prurje të dukshme nga 20 qershor, mosha të reja kryesisht që s’konsumojnë, që qëndrojnë në Ksamil dhe në darkë në shëtitore. Duhet një mekanizëm që përcakton kush janë turistë dhe kush janë tranzitë. 

Kur filloi të funksiononte Bookind dhe Airbnb çmimet i vendosi Booking dhe jo administratori. Booking në bazë të shumës që përcakton përfiton edhe nga përqindja. Kjo situatë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Sa i përket çmimeve në tërësi në vendin tonë nuk i kemi rritje 3-5 për qind, i kemi rritjen 10-15 për qind, jemi megalomanë, pa bazë logjike dhe ekonomike. Kjo s’është sjellje që ndihmon në jetëgjatësi. Kjo bën që operatori të zgjedhë destinacion tjetër, dhe bie numri i prurjeve. 

Nëse s’do ketë shërbime plazhi publik, s’do jetë më publik, por thjesht plazh. Zona e Sarandës, Ksamilit, vazhdon ta ketë problem mungesën e sipërfaqeve të lira”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy