Mustafaraj në “Bilardo”: Kush janë tre aktorët e mi të preferuar shqiptarë dhe filmat më ikonikë 

Mustafaraj në “Bilardo”: Kush janë tre aktorët e mi të preferuar shqiptarë dhe filmat më ikonikë 

Aktori Herion Mustafaraj zbuloi në emisionin “Bilardo” tre filmat shqiptarë më ikonikë dhe tre aktorët e tij më të preferuar. I pyetur mbi filmat, Mustafaraj tha:

"Film ikonik për mua që gjithmonë do mbetet është “Lulëkuqet mbi mure”, “Kapedani” si Komedi dhe i treti “Përrallë nga e kaluara”. Pastaj ka plot filma “Koncert në vitin 36’ “, “Njeriu me Top” “.

Sa i takon tre aktorëve më të preferuar ai përmendi Kadri Roshin, Sandër Prosin dhe Timo Fllokon.

Drupal Ad

"Për respekt të gjithë mjeshtrave të mëdhenj që e ndërtuan kinematografinë shqiptare, i preferuari, maja, etaloni i aktrimit për mua është z.Kadri Roshi. Një ikonë tjetër është edhe Sandër Prosi, që më ka mahnitur me natyrshmërinë dhe figurën artistike që ndërtonte, e cila dilte përtej aktrimit kombëtar. Sandër Prosin sot mund ta shohësh dhe bashkangjitet me aktorët më të mëdhenj të botës, pasi aktrimi i tij ishte aq sa real, aq emocional, në të njëjtën kohë. Edhe profesori im i dashur Timo Flloko, e rendis te një nga ikonat e kinematografisë, pasi jo vetëm ishte një artist i shkëlqyer në kamera, por edhe një profesor i paarritshëm në mjeshtërinë e aktorit. Do shtoj edhe tre gra, se barazia është gjë e madhe, znj.Drita Pelingu, që kam një nostalgji të madhe për të, znj.Margarita Xhepa, dhe znj.Tinka Kurti, janë ikonat e kinematografisë shqiptare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy