Aksi Elbasan–Librazhd pa sinjalistikë, banorët: Presim viktimën e radhës (VIDEO)

Aksi Elbasan–Librazhd pa sinjalistikë, banorët: Presim viktimën e radhës (VIDEO)

Shumë pak kohë pas aksidentit ku mbeti i përfshirë një fëmijë, rikthehemi në aksin nacional Elbasan–Librazhd, në segmentin ku ndodhet një qendër e banuar dhe ku automjetet qarkullojnë me shpejtësi të lartë. Banorët shprehen se standardet e sinjalistikës rrugore në këtë pjesë të rrugës nuk janë në nivelin e duhur dhe se mungesa e tyre përbën rrezik të vazhdueshëm për jetën e banorëve. 

Xhadat kanë shkuar në terren ku vihet re mungesa e mirëmbajtjes së sinjalistikës horizontale. Vijëzimet ndarëse të rrugës, ashtu si edhe vijat anësore, janë thuajse të padukshme. Edhe vijat e bardha të kalimit të këmbësorëve janë zbehur dhe mezi dallohen. Megjithëse përgjatë gjithë këtij segmenti ndodhet një zonë e banuar, mungon sinjalistika e nevojshme që do të paralajmëronte drejtuesit e mjeteve për të ulur shpejtësinë dhe për të treguar kujdes të shtuar.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për qarkullimin në këtë aks rrugor. Ata thonë se janë ankuar vazhdimisht, por askush nuk i ka dëgjuar. Sipas tyre, nuk është aksidenti i parë që ndodh në këtë segment dhe, pavarësisht ngjarjeve të përsëritura, situata mbetet e pandryshuar. Ata tregojnë se jetojnë me frikë të përditshme dhe se sapo kalon tronditja e një aksidenti, gjithçka harrohet deri në ngjarjen e radhës. Sipas banorëve, automjetet lëvizin me shpejtësi të lartë, duke rritur rrezikun për këmbësorët dhe banorët e zonës. 

Ekipi i Xhadave ka shkuar dhe pranë Bashkisë Elbasan ku iu është thënë se ky aks nuk është ne administrimin e Bashkisë Elbasan. Për rrjedhoje, trajtimi i problematikave dhe ndërhyrjet ne këtë segment rrugor janë kompetence e institucionit administrues përkatës. 

Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, shprehet se ky aks është problematik dhe se ka nevojë të menjëhershme për ndërhyrje dhe përmirësim. Sipas tij, sinjalistika horizontale kërkon riparim urgjent, ndërsa masat për rritjen e sigurisë rrugore nuk mund të shtyhen më, për të shmangur aksidente të tjera në të ardhmen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy