Eurovizioni/ Ukraina u përgjigjet atyre që thonë se fitoi për shkak të luftës

Eurovizioni/ Ukraina u përgjigjet atyre që thonë se fitoi për shkak të luftës

Edhe para se të shpërthente lufta kënga ishte në top 5 sipas agjencive të basteve.

Është kjo deklarata e grupit fitues të Eurovizion, Kalush Orkestra, pasi fituan me këngën “Stefania”, duke marrë 631 pikë, me performancën e tyre në Torino.

Pas përfundimit të Eurovizion 2022, grupi ishte në konferencën e rregullt për shtyp, ku iu përgjigj gazetarëve dhe të gjithë atyre që pretendonin se e kishin fituar konkursin për shkak të luftës.

Kënga Stefania ishte numër një sipas parashikimeve të Eurovizionit. Edhe para se të shpërthente lufta ishte në top 5 e këngëve më të pëlqyera sipas agjencive të basteve. Çdo fitore do të thotë shumë për Ukrainën këto ditë. Së fundmi ata po sulmojnë kulturën ukrainase dhe ne jemi këtu për të vërtetuar se kultura ukrainase dhe muzika ukrainase janë të gjalla dhe kanë mënyrën e tyre të veçantë dhe të bukur.

Të pyetur nëse kishin kontaktuar me Presidentin Zelensky dhe se si e parashikojnë mbajtjen e konkursit në vendin e tyre në vitin 2023, ata thanë se nuk kanë pasur mundësi të flasin me kreun e shtetit deri në ato momente, duke nënvizuar se Presidenti është i zënë me gjëra më të rëndësishme.

Sa i përket Eurovizionit 2023, Ukraina do të jetë e lumtur të presë Ukrainën e re të integruar dhe të lumtur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy