Hedhja për konsultim publik i projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues, ku flitet për nënat surrogate ka ngjallur debate të shumta.
Lidhur me ketë pastori Akil Pnao në MCN Live u shpreh se ky projektligj jep mundësinë për trafikim të qenieve njerëzore, ndërsa bëri me dije se ky proces në SHBA kushton deri në 240 mijë dollarë.
Ai tha se nënat surrogate vijnë kryesisht nga komunitete në nevojë dhe sipas tij Shqipëria rrezikon që të kthehet në një parajsë të surrogacisë.
Lidhet drejtpërdrejtë me jetën, njeriun, për gratë dhe vajzat është fjala dhe për foshnjat që në fazën e embrionit apo flasim pastaj për shtatzënitë e padëshiruara apo surrogacisë e cila për hir të së vërtetës dhe BE e ka referuar së fundmi si një nga elementët që ekspozon njeriun drejt trafikimit njerëzor.
Kisha parë interesin për çështje financiare, legalizoi kanabisin shëndetësor, bixhozi, tani shtyrja e moshës së abortit dhe surrogacia dhe çfarë e bënë më kritike këtë projektligj është se vajza 16 vjeçare mund ta abortojnë fëmijën e tyre dhe pa dijeninë e prindërve.
Në SHBA ky proces për ato vajza dhe gra që ofrojnë trupat e tyre brenda të cilave rritet një jetë, kushtojnë 240 mijë dollarë nga të cilat nënat përfitojnë 60-70 mijë dollarë dhe pjesa tjetër shkopjnë te klinika.
Më tej ai shtoi se surrogacia nuk është një shpikje shqiptare, duhet parë me shumë kujdes dhe nuk ka asgjë me urgjencë që një projektligj pa u diskutuar me grupet e interesit të kalohet për tu votuar në kuvend.
Nëse ky projektligj votohet atëherë Shqipëria rrezikon që të kthehet në një turizëm të surrogacisë.
Nuk ka asnjë konsultim deri tani, grupet e interesit janë komunitetet e besimit, nënat dhe baballarët, në një situatë në të cilën Shqipëria është duke u ndodhur duhet të ishin projektligje të tjera për tu mbështetur si ato pro familjes, kujdesit për të ndihmuar çiftet e reja për të nisur jetën e tyre në një apartament, ato që lidhen me shëndetin e tyre, ndërsa në këtë projektligj është maskuar shëndeti i gruas dhe kemi tani disa avokatë që na thotë se kush je ti që flet për trupin e gruas dhe të fëmijës, por është e drejtë njerëzore të mbrosh vajzat dhe gratë nga trafikimi.
India njihet si një parajsë surrogacie atje dhe po ju them se është detyrë jo vetëm e një ligjvënësi por e çdo individi që të mbrojë jetën e vajzave grave dhe bebeve të vogla prandaj ka më shumë arsye që ai projektligj të mos kalojë se sa arsye për të kaluar.



