
Katër alpinistë kanë humbur jetën në Alpet zvicerane dhe pesë të tjerë janë në gjendje të rëndë, pasi moti i keq i detyroi ata të kalonin natën e së dielës jashtë.
Alarmi u ngrit kur skiatorët nuk arritën të ngjisnin lartësin 3.000 metra mbi nivelin e detit dhe menjëherë nisi edhe operacioni i shpëtimit.
Policia vendase tha se një u vra pasi u rrëzua, ndërsa tre të tjerë vdiqën nga hipotermia.
Të bllokuar nga moti i keq alpinistët u detyruan të kalonin natën jashtë në zonën e Pigne d'Arolla, raporton BBC.
Alpinistët u përballën me një stuhi të fuqishme duke i penguar atë që të ktheheshin, bën me dije policia, ndërsa viktimat janë nga Franca, Italia dhe Gjermania.
Ata ishin pjesë e dy grupeve të përbërë nga 14 persona dhe për shpëtimin e tyre u nisën shtatë helikopterë, ndërsa policia ngriti një linjë ndihme për të krijuar kontakte me familjet.
Incidenti pason atë të muajit të kaluar të tre skiatorëve spanjollë që u humbën jetën nga një ortek në zonën Fiescheralp të Alpeve Zvicerane.
Ndërsa më 2 prill, një ortek në Alpet Franceze vrau udhëzuesin malor dhe mjekun Emmanuel Cauchy.



