Biseda telefonike, Cipras-Ramës: Mbrojtja e të drejtave të minoritetit, kusht për integrimin

Biseda telefonike, Cipras-Ramës: Mbrojtja e të drejtave të minoritetit, kusht për integrimin

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike. Zyra e shtypit të kryeministrit grek njoftoi se iniciativa për bashkëbisedimin telefonik ka qenë e kryeministrit Rama.

“Të dy liderët kanë nënvizuar rëndësinë e përforcimit të marrëdhënieve dypalëshe për të mirën e popujve dhe të zonës në tërësi”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të zyrës së kryeministrit grek.

Tsipras ka theksuar se veprimet e kohëve të fundit dhe deklaratat nacionaliste të palës shqiptare po minojnë klimën e besimit të ndërsjellë që është i domosdoshëm për marrëdhëniet dypalëshe.

Në fund, kryeministri i Greqisë theksoi se mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek përbën çështjen thelbësore të marrëdhënieve dypalëshe, por është edhe kushti kryesor për ecurinë europiane të Shqipërisë.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy