Fitorja e republikanëve në Virxhinia, Papa: Vala e kuqe do të marrë Kongresin, kërcënon edhe Senatin (VIDEO)

Fitorja e republikanëve në Virxhinia, Papa: Vala e kuqe do të marrë Kongresin, kërcënon edhe Senatin (VIDEO)

Republikanet fituan në zgjedhjet për Guvernator në Virxhinia, shtet në të cilin Presidenti Joe Biden mori mbështetje të fortë vitin e shkuar.

Zgjedhjet shiheshin si një test për mbështetjen e Presidencës Biden sikurse edhe një tregues i mundshëm për zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin, që mbahen vitin që vjen. Kështu u shpreh gazetari Robert Papa, në një lidhje Skype nga SHBA për MCN TV. Sipas tij kjo tregon se vala e kuqe do të marrë kongresin, por kërcënon edhe senatin.

Intervista:

Z. Papa, Republikani Glenn Youngkin fitoi në një shtet që demokratët kishin drejtuar që në 2009. Si është lexuar kjo fitore dhe sa mendon se kanë ndikuar ndarje sociale dhe kulturore?

Papa: Këto zgjedhje ishin testi i parë ndaj Biden. Në bashkinë e NY kemi një njëri me ngjyrë për herë të dytë. Virxhinia tregoi se do të kemi republikanët. Një biznesmen pati një strategji ku nuk folën për zgjedhjet e një viti më parë, duke folur shumë për rolin e prindit në arsim, të mos vendosë shteti. Kjo funksionoi në Virxhinia. Kjo tregon se vala e kuqe do të marrë kongresin por kërcënon edhe senatin. Fitorja e Virxhinias tregoi se amerikanët e korrektojnë votën e tyre. Nuk është e lehtë të godasësh një figurë si Trump. Duket qartë se republikanët do ta marrin kongresin. Nuk do të ketë më triljona dollarë me projekt për Covid dhe përdoren për çështje të tjera. Biden do ta ketë të vështirë nëse republikanët do të marrin edhe senatin. Ngarkesa është tek Biden.

Demokrati Eric Adams është zgjedhur kreu i ri i bashkisë më të madhe në Shtetet e Bashkuara, atë të Nju-Jorkut duke pasuar Bill De Blasio. Çfarë pritet të ndryshojë në drejtimin e bashkisë, nën këtë emër të ri?

Papa: Nuk besoj se mund të ndryshojë shumë sepse Blasio e ka çuar shumë poshtë bashkinë e NY. Ai hoqi 1 miliardë dollarë për forcat e policisë. E majta ekstreme e Kortezit bëri që ne mos kemi një shqiptar në këshillin bashkiak, Gjoni. Ky ekstrem i majtë kontrollon edhe këshillat bashkiakë. Miliardat e hedhur nga Soros dështuan në Virxhinia, por në zona si Minesota fituan. Demokratët dëmtohen nga Sanders dhe Cortez.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy