Dhunimi i të resë nga Kenia, avokat Beqiri përmend dy emra: U fsheh ngjarja që nga 13 gushti. Po foli, i marrin frymën (VIDEO)

Dhunimi i të resë nga Kenia, avokat Beqiri përmend dy emra: U fsheh ngjarja që nga 13 gushti. Po foli, i marrin frymën (VIDEO)

Avokati Idajet Beqiri, dëmtimin në rrethana misterioze të një 22-vjeçareje nga Kenia në Shqipëri dhe aktualisht po mjekohet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Beqiri hodhi akuza për fshehje të ngjarjes, duke hequr paralele se një Shqipëri e tërë dëgjon edhe për gërvishtje makine, por se për këtë ngjarje që ka ndodhur në 13 gusht nuk është thënë asgjë.

Nga studio e MCN Live, avokati zbuloi se rastësisht para pak ditësh pa në një portal gjerman një thirrje nga nëna e të dhunuarës për ndihmë se si të shpëtonte vajzën e vetë.

Aty e mësova ngjarjen, e përktheva dhe e hodha në faqen time, më pas pashë që filluan reagimet.

Më bëri përshtypje që edhe media të ndryshme nuk u treguan të vëmendshme, por më e rënda, një media Pamfleti jo vetëm që u tmerrua kur ua dërgova nëpërmjet një kolegu të tyre, por sa e morën kapërcyen në të kundërtën dhe bën kundër meje një reagim, dhe shpifje nga më të rëndat thjesht dhe vetëm pse bëra një gjë të tillë.

Më doli përpara fakti që krimi me të vërtetë është i rëndë, ka ndodhur pranë zyrave qendrore të Kazinosë.

Dario i Apex, ai është njeriu i parë kryesor që duhet të japë llogari për këtë ngjarje, i dyti është edhe Gjergj Zefi, këta janë personat që e kanë mbuluar këtë krim të rëndë.

Vajza e ka afër shtëpinë, por ndaj saj janë bërë veprime që vetëm goja e saj do i zbulojë. Pro goja e saj është jashtëzakonisht e rrezikuar që të mos hapet.

Një krim i tillë nga 13 gushti e sot pse nuk është zbuluar? Çfarë është bërë? Pronari i kazinosë e kishte për detyrë sa ndodhi ngjarja ta denonconte. 

Ai duhet të njoftonte në radhë të parë policinë, që të nxirrte komunikata, komunikatat të bëhen publike.

Kush e fshehu te Policia e Shtetit? Janë të fuqishëm. Pronari i kazinosë Dario i Apex në bashkëpunim me Gjergj Zefin, e morën vesh si ngjarje. Gjergj Zefi mbylli përhapjen në media!

Si e mbylli, ky është problem hetimi. Si arriti që të fshihet? Tani ajo e ka disi të sigurtë jetën, megjithëse dje i bëra thirrje ministres së Shëndetësisë, shko se është çështje shtetërore, merrni në mbrojtje vajzën rrezikojnë t'i heqin frymën.

Dërgojeni në Itali. Se po foli vajza, mund ti marrin frymën. Në këtë fund i duhet bërë thirrje guximit. Çdo gjë mund të ketë ndodhur.

Një pistë është se kanë dashur ta përdhunojnë, ta shfrytëzojnë si punëtore seksi, vjen nga një vend tjetër, ngjyrë tjetër. Pistë tjetër është se nuk e ka bërë një drejtues, por një shofer i drejtuesve, i lidhur me ta.

Për më tepër e kanë hedhur dhe hedhja nga kati ku jetonte se është gjetur poshtë. E kanë hedhur, është problem shumë i rëndë, por më e rënda është mos marrja e vajzës në mbrojtje nga shtete.

Të blihet policia, mos të japë informacionin, më duket jashtëzakonisht e rëndë. Policia nuk e bëri krimin, por e fshehu.

Beqiri shtoi se Gjergj Zefi, lidhjen i ka me Darion e Apex dhe roli i tij ka qenë për të fshehur ngjarjen.

Ai shtoi se Zefin e subvencionojnë, duke e quajtur gjobvënës të tmerrshëm.

E dimë që nga trafiku i karburanteve në kohën e Millosheviçit, burgun etj. E provova se mbasi e përktheva shkrimin, nga gjermanishtja në shqip, ia dërgoi një nga drejtuesit e unionit të mediave: merre se është lajm shumë i rëndësishëm.

Sa e mori vesh që ishte nga portali im, u vërsul mua me shpifje nga më të rëndat që të mbyllja gojën. Dje bëra kallëzim penal, ç’pati ky njeri që mu vërsul...

Kur dje dola në televizion dhe dhashë emrin e tij, pas 30-40 minuta e hodhi emrin në platformë. E hodhi për të mbuluar gjurmët e krimit.

Fola unë këtu, nesër do shohim te Pamfleti, çfarë do shohim. Kështu po ecën ky vend, me gjuhën e gjobëvënies, mbylljes së gojës, korrupsionit.

Në apartamentin e saj është bërë dhunë e madhe, i është marrë telefoni, është shkulur telefoni, karikuesi, ka pasur konfrontim para ngjarjes.

Katër brinjë të thyer, është dhunuar në gjithë pjesët e trupit, në kokë. Ajo ka nevojë për një terapi që nuk ia bëjmë dot ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy