Arrestohet oficeri i policisë gjyqësore në Sarandë, nën akuzë për korrupsion

Arrestohet oficeri i policisë gjyqësore në Sarandë, nën akuzë për korrupsion

Një oficer i policisë gjyqësore në Sarandë, është vënë në pranga i akuzuar për një çështje për “Prodhimin e shitjen e narkotikëve”, i dyshuar për përfshirje në korrupsion pasiv.

 

I dyshuari është nënkomisari Edmond Ruçi, i cili është ndaluar me kërkesë të Prokurorisë Sarandë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Ndalimi u krye në vijim të hetimeve për procedimin penal për veprën penale te “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” në ngarkim të shtetasve K.D., dhe A.Z., pasi në automjetin e drejtuar nga shtetasi A.Z., u gjetën dhe sekuestruan 24 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa. Këta shtetas u arrestuan në flagrancë dhe hetimet po vijojnë.

 

Gjatë hetimit të këtij rasti, lindën dyshime për përfshirje në veprimtari të kundraligjshme nga oficeri i policisë gjyqësore, që po hetonte rastin në fjalë, shtetasi Edmond Ruçi. 

 

Për rrjedhojë, nga ana e prokurorit të gatshëm, u kryen veprime hetimore, nga ku rezultuan të dhëna për përfshirjen e oficerit që heton çështjen në veprime të dyshuara korruptive dhe ndaj tij u procedua me urdhër për ndalimin e të dyshuarit për një krim për veprën penale te “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”. 

 

Oficeri i policisë gjyqësore është ndaluar nga shërbimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe hetimet po vijojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy