"Mandatet", pas SHBA reagon OSBE dhe ambasada gjermane: Ata që nxisin dhunën do mbajnë përgjegjësi

"Mandatet", pas SHBA reagon OSBE dhe ambasada gjermane: Ata që nxisin dhunën do mbajnë përgjegjësi

OSBE ka reaguar pas votimit unanim të Këshillit Kombëtar të PD-së, për djegien e mandateve. Prezenca e OSBE-së në vendin tonë e ka cilësuar këtë veprim si heqje dorë nga përgjegjësia, ndërsa bëjnë thirrje që të mos ketë skena dhune, duke theksuar se ata që mundësojnë dhe nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi.

Vendimi i deputetëve të opozitës për t’u dorëhequr nga Kuvendi minon procesin demokratik ligjvënës dhe përbën një heqje dorë nga përgjegjësia e tyre për të përfaqësuar qytetarët që i kanë votuar. Reformat thelbësore dhe gjerësisht të mbështetura po vonohen. Prezenca e OSBE-së këshillon fuqishëm që të mos ndërmerret asnjë përpjekje për të tronditur themelet e demokracisë përmes dhunës, që të mos ndryshohet procesi demokratik përmes presionit jodemokratik. Ata që mundësojnë dhe nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi. Na vjen keq që paralajmërimet e kaq shumë miqve dhe partnerëve afatgjatë të Shqipërisë nuk u dëgjuan”, shkruhet në deklaratë.

Edhe ambasadorja gjermane në Shqipëri, Sussane Schütz ka reaguar pas vendimin të partive të opozitës për të djegur mandatet e tyre. Ambasadorja thekson se është kundër bojkotit dhe kundër djegies së mandateve.

"Unë po i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet aktuale. Jam e bindur se bojkoti i parlamentit apo dorëzimi i mandateve janë një rrugë e gabuar. Gjithsesi çdo deputet e merr këtë vendim në mënyrë individuale dhe mban përgjegjësi për këtë para së gjithash përpara zgjedhësve të vet. Por në interes të Shqipërisë unë u bëj thirrje të gjitha forcave politike që ndryshimet në opinione t’i përballin në formën e një dialogu konstruktiv në parlament. Duke mbajtur në vëmendje vendimmarrjen e BE-së për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë duhet thënë, se nuk ka kohë për të humbur, në mënyrë që reformat të vijojnë dhe të arrihen rezultate konkrete", deklaroi ambasadorja gjermane.

Ndërkohë kjo nuk është thirrja e parë që vjen nga ndërkombëtarët për mos djegien e mandateve nga opozita, pasi më herët ka qenë ambasada e SHBA ajo që theksoi se një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy