Pilku: Mandarinat e kthyera nga Kroacia nuk janë futur në tregun shqiptar,  u eksportuan në Bullgari. Mund të jetë tendencioze për të prishur imazhin e Shqipërisë

Pilku: Mandarinat e kthyera nga Kroacia nuk janë futur në tregun shqiptar, u eksportuan në Bullgari. Mund të jetë tendencioze për të prishur imazhin e Shqipërisë

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku tha në studion e emisionit “MCN Economy” se mandarinat e kthyera nga Kroacia nuk janë futur në tregun shqiptar, por janë eksportuar drejt Bullgarisë.

Sipas Pilkut, e gjithë situata ka një paqartësi e madhe pasi Kroacia ka tentuar disa herë të proshë imazhin e Shqipërisë.

Nuk e shoh shumë shqetësuese, të jem i sinqertë për arsye se ato mandarina pavarësisht se janë rieksportuar, pra nuk kanë hyrë në tregun shqiptar. Nga informacionet që unë kam janë rieksportuar në Bullgari. I është bërë një riseleksionim dhe janë eksportuar në tregun bullgar.

Ajo që është lajm i mirë është se ky produkt nuk ka hyrë në tregun shqiptar. Patjetër që ka problematika. Duhet të themi ka pasur informacione kontradiktore në lidhje me ngarkesën e lartë të preparateve që na është thënë nga pala kroate. Po ajo zonë ku janë marrë ato mandarina, janë analizuar në laboratorin tonë,  dhe nuk kanë dalë me ngarkesa. Është analizuar dhe nga ana Kosovës dhe nuk ka dalë me ngarkesa. Kemi një lloj paqartësie, është  kjo një ndalese për të prishur imazhin e mirë të Shqipërisë. Kroacia e ka bërë shumë herë. Është konkurrenca e tregjeve. Nuk është hera e parë që na e bën Kroacia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy