Shpërndahen nga ajri 450 pako me ushqime në Gaza (FOTO)

Shpërndahen nga ajri 450 pako me ushqime në Gaza (FOTO)

Në koordinim me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forca Ajrore Mbretërore Jordaneze kryen një dërgim të kombinuar të ndihmës humanitare në Gaza.

Kjo është bërë e ditur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Javët e fundit, në bashkëpunim dhe koordinim me disa vende si Jordania, Franca, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti janë shpërndarë më shumë se 450 pako me ushqime dhe ndihma mjekësore përmes 21 pikave ajrore në Rripin e Gazës.

Vetëm të shtunën më 2 mars, tre avionë hodhën 66 pako me rreth 38 mijë vakte në Gaza.

Ndihma është e koordinuar me Jordaninë, e cila, nga ana tjetër, ka kryer fluturime për të shpërndarë ushqime në Rripin e Gazës. Zëdhënësi i Forcës së Mbrojtjes Izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari tha:

Ne do të vazhdojmë të zgjerojmë përpjekjet tona humanitare ndaj popullatës civile të Gazës ndërsa realizojmë objektivat tona për të çliruar pengjet tona nga Hamasi dhe për të çliruar Gazën nga Hamasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy